Greqia ndihmon Shqipërinë, nisen avionë nga Korfuzi për shuarjen e zjarreve
11/08/2017 Shpërndaje

Greqia ndihmon Shqipërinë, nisen avionë nga Korfuzi për shuarjen e zjarreve

Situata e zjarreve në vend gjatë ditëve të fundit duket tepër problematike. Emergjencat Civile bëjnë me dije së gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rënë 25 vatra zjarri.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka kërkuar ndihmë homologut të tij Grek Nikos Kotzias, për të shtuar forcat për shuarjen e zjarreve.

Përgjigja nga ana e e shtetit fqinj ka qenë pozitive, ndaj janë nisur 2 avionë zjarrfikës nga Korfuzi drejt Shqipërisë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.