Gjon Muharremaj drej finales së “The Voice” në Francë
27/05/2019 Shpërndaje

Gjon Muharremaj drej finales së “The Voice” në Francë

Gjon Muharremaj, ka kaluar në gjysmëfinalen e “The Voice’ në Francë”. Muharremaj e ka mahnitur jurinë e kompeticionit, me këngën “Rocket Man” të Elton John. Juria e ka kaluar në fazën e parafundit.

Djaloshi i talentuar ka lindur në Zvicër. Babain e ka nga Kosova kurse nënën nga Tirana.

Emri e artit e ka vendosur “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”. Kjo ka një arsye shumë domethënëse. Kur Gjon ka kënduar për herë, kur ishte fëmijë, gjyshi i tij u emocionua aq shumë nga interpretimi i nipit saqe shpërtheu në lot.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë me të cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku, të cilin e ka shume për zemër.

Edhe pse ka lindur në Francë, flet një shqipe të pastër. Këtë e ka treguar kohë më parë në Top Channel, gjatë një interviste. Synimet e tij janë të qartë, pasi dëshiron që suksesi të arrijë në arenën ndërkombëtare. Por që sigurisht nuk do ta lërë pas publikun shqiptar, që e do dhe i dhuron kaq shumë emocion dhe mbështetje kurdoherë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.