Gjen portofolin e pronarit italian, shqiptari bën gjestin dinjitoz
11/07/2019 Shpërndaje

Gjen portofolin e pronarit italian, shqiptari bën gjestin dinjitoz

Një i ri shqiptar i quajtur Vinçenco ka gjetur një portofol në një fshat të Italisë, ku edhe jeton e punon prej pak kohësh dhe ka dashur t’ja kthejë pronarit. Gjesti i bukur i të riut shqiptar e ka vënë atë në qendër të vëmendjes së mediave italia.

“Po shkoja në punë, në orën 4 të mëngjesit. Po ecja pranë fshatit. Në asfalt gjeta portofolin. I thashë pronarit dhe ai më tha që nuk i njihte këta persona. Mora portofolin dhe erdha këtu tek thertorja. I thashë të zotit që nëse njihte këtë person, t’i jepte portofolin, pasi brenda kishte një dokument të rëndësishëm që mendoja se duhej. Gjeta një numër, telefonova dhe gjeta të zotin. Unë kam 2 vjet që jam në Itali. Punoj në fshat”, shprehet i riu shqiptar për mediet italiane ndërsa tregon si e gjeti portofolin.

Personi që e kishte humbur portofolin ishte pronari italian me emrin Umberto, i cili kishte bërë denoncim po atë ditë. Kur në mëngjes i kanë telefonuar për ti dhënë lajmin se portofoli u gjet nga djaloshi shqiptar, ai është surprizuar.

Pas këtij gjesti fisnik ata shkëmbyen numrat dhe pronari italian është shprehur i gatshëm ta ndihmojë kurdoherë që do të ketë nevojë.

Portofoli ka qenë me para bre brenda por në duart e pronarit italian ka shkuar ashtu siç ai e ka dorëzuar. ’Mjaftueshëm. Jo plotë, por edhe as bosh. Të dëgjosh për një gjest të tillë nga një njeri që mes thonjzash le të themi se ka nevojë (për para) që vjen këtu dhe shqetësohet se kujt i kishte humbur portofoli me para, kartë krediti etj, është një gjest i bukur që nuk ndodh çdo ditë”, ka thënë ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.