Garoi me flamurin Grek, adoleshentja shqiptare u shpall atletja më e mirë europiane
12/11/2018 Shpërndaje

Garoi me flamurin Grek, adoleshentja shqiptare u shpall atletja më e mirë europiane

Elina Xhengo, 16 vjeçarja me origjinë shqiptare është shpallur atletja më e mirë europiane për muajin tetor, ndërsa përfaqëson flamurin Grek. Adoleshentja është me origjinë nga Korça, por e lindur dhe rritur në Halkidiki. Ajo i ka befasuar të gjithë në hedhjen e shtizës në atletikë dhe në moshë kaq të re ka arritur rezultatet mbresëlënëse.

Elina Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, në Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, nga Shoqata Europiane e Atletëve, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m.

Këtë titull e ka fituar pas një votimi të bërë në 3 platformat më të përdorura të rrjeteve sociale: Facebook, Twitter dhe Instagram. 16-vjeçarja fitoi 3.470 vota, duke lënë pas ukrainasen Yaroslava Mahucik, si dhe bullgaren Aleksandra Nacheva.

Mediat greke e kanë pasqyruar arritjen e shqiptares që jeton prej vitesh në Greqi, dhe kanë shkruar se kjo është një përgjigje për të gjithë zërat nacionalistë dhe racistë që vijnë nga të dyja anët e kufirit. Sidomos pas regimeve të ashpra pas vrasjes së minoritarit grek, Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës nga policia shqiptare, pasi hapi zjarr ndaj tyre.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.