“Gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë”
15/11/2018
0 komente
Shpërndaje

“Gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë”

Çdo sipërmarrës i kualifikuar ka histori të tmerrshme, pavarësisht se sa të suksesshëm janë. Ndoshta kjo është një histori për një një marrëveshje të hershme që u mori kohë të gjatë; një partneritet ku hynë pa një kontratë me shkrim dhe që u rrëzohet në fytyrë. Çdo sipërmarrës i suksesshëm ka gabime të mëdha në të kaluarën.

Dëgjimi i këshillave të mëdha nga sipërmarrësit që janë në krye të listës është gjithmonë një zgjidhje e mirë, por nganjëherë mësimet më të rëndësishme që mund të marrim prej tyre vijnë duke dëgjuar për këto gabime. Në të vërtetë, shumë i shohin dështimet personale si përvojat më të vlefshme në rritjen e bizneseve të tyre dhe sipërmarrësit që aspirojnë mund të mësojnë nga këto përvoja, sado të dhimbshme që duken. Për këtë janë pyetur  gra të suksesshme për gabimet e tyre më të mëdha sipërmarrëse.

Sheila Lirio Marcelo, themeluese, kryetare dhe CEO i Care.com.

Ne e dinim se kërkesat për Senior Care do të ishin të medha dhe të dhënat demografike e treguan këtë. Por kur filluam një shërbim në vitin 2010, ndërsa kishim filluar prodhimin, kuptuam se ishte shumë herët për konsumatorët dhe duhej ta mbyllnim shpejt. Ka shumë faktorë vendimesh përgjatë rrugës dhe shpesh kalojmë nëpër një analizë logjike, por është e rëndësishme të kuptojmë se si të strukturojmë një test të vogël para se të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në diçka. Ky mund të kosniderohet si një nga gabimet e mia më të mëdha, gjatë sipërmarrjes. Të japësh një shërbim kur nuk kërkohet.

Sheila Lirio Marcelo themeloi Care.com në vitin 2006. Ajo është rritur në destinacionin më të madh në botë për gjetjen dhe menaxhimin e kujdesit familjar, me mbi 22 milionë anëtarë në 19 shtete.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *