Futbollisti shqiptar i shënon Interit
17/07/2019 Shpërndaje

Futbollisti shqiptar i shënon Interit

Leutrim Kryeziu prej kohësh ka arritur marrëveshje me klubin zvicerian. Sulmuesi i talentuar kosovar arriti në Lugano nga Drita, kampionja aktuale e Kosovës.

Skuadra e madhe italiane Inter është duke i zhvilluar përgatitjet para edicionit të ri në Luganon e bukur. Përgatitjet kanë nisur të hënën e kaluar, derisa kishin edhe miqësoren e parë, me Luganon, aty ku ish-futbollisti i Dritës shënoi një gol të bukur.

Zikaltrit fituan 2:1, por golin e vetëm për skuadrën zvicerane e shënoi Leutrim Kryeziu. Kryeziu shënoi në minutën e 87-të të ndeshjes. “Ndeshje e madhe kundër Interit, i lumtur për golin vazhdojm tutje”, shkruan ai në rrjete sociale, duke lajmëruar këtë sukses të tijin për të gjithë ndjekësit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.