Fuqizimi i vajzave adoleshente
18/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Fuqizimi i vajzave adoleshente

“Ju e shihni yllin për dy arsye: se shkëlqen dhe se është i paarritshëm,por përbri jush është një shkëlqim edhe më i brishtë dhë një e fshehtë dhe më e thellë,gruaja” , ky ishte vlerësimi që Viktor Hygo i bënte femrës, kësaj krijese e cila në çdo epokë e periudhë është konsideruar burim jete e dashurie.Përveç këtij vlerësimi, në të gjitha periudhat e sistemet është trajtuar si një plaçke,si një krijesë e dorës së dytë dhe e përbuzur.Megjithë emancipimin dhe evolimin e shoqërisë njerëzore dhe në kohën e sotme, lëvizjet shoqërore kanë ecur drejt një mancipimi të kësaj pjese të shoqërisë njerëzore për ti dhënë vendin dhe dinjitetin e duhur kësaj krijese ,që është jo vetëm krijesa biologjike e shoqërisë por krijesa nga ku kjo shoqëri merr edhe kulturën dhe mësimet e para në jetë.

Shoqëria duhet të tregojë një kujdes shumë të madh ndaj kësaj pjese sepse duke qenë kaq e pambrojtur dhe kaq e prekshme nga trafiqet ,krimi dhe nga të gjitha ato që mund të quajme vese dhe vepra kriminale, duhet që në mënyre të vazhdueshme të tregohet një vëmendje e pandërprerë ndaj kujdesit dhe mirërritjes të asaj pjese të re femërore të shoqërisë që është pjesa më e prekshme dhe e pafalshme e saj. Duhet që shteti dhe organet kompetente të marrin masa që kushti kryesor ekonomik,i cili ruan dinjitetin e vajzës e të adoleshenteve në përgjithësi të jetë i domosdoshëm që familjeve ti krijohen favore dhe kushte ekonomike që vajzat adoleshente të mos i trajtojnë si një burim jetese të pamoralshme , duke krijuar martesa të hershme ,për interese qoftë deri në punësimin e vajzave të tyre në vende pune apo ambjente të papëlqyeshme e padëshirueshme. Një masë tjetër është që duhet ti japin mundësi sidomos brezit të ri  dhe adoleshenteve me anë të politikave shoqërore që ato të shpalosin personalitetin e tyre nëpërmjet edukimit,shkollimit dhe që të kenë mundësinë të japin atë çka ato kanë më të mirë.

Një demostrim më konkret i realitetit të një vajze adoleshente në vende josociale,të varfra ekonomikisht e nga aspekti kulturor dhe gjithashtu patriarkal, është ai i vajzes gjashtëmbëdhjetë vjeçare Haida ,të cilës iu desh të martohej me detyrim në moshën katërmbëdhjetë vjeçare me një djalë katër vite më të madh e totalisht të panjohur. Cilat ishin pasojat e kësaj martese? Ajo u detyrua të linte shkollën edhe pse ëndrra e saj ishte të bëhej mësuese e t’i jepte të tjerëve mundësi për të mësuar .Iu desh të sillte në jetë një fëmijë që në moshë të mitur e të nënshtrohej ndaj të shoqit e punëve të shtëpisë. Tani, si një nënë, ajo çfare kjo vajzë shpreson ,është  të influencojë në jetën e së bijës ,kështu që ajo nuk do të përjetonte të njëjtat gjëra si e ëma.

Faktorët që përmendëm më lart për të emancipuar femrën,  nuk e devijojnë karakterin e tyre por u japin mundësinë që ato të jenë të lira në të gjitha aspektet sociale e duke mos pasur detyrime e mungesa në menyrën e jetesës . Kështu ato mund të dalin në jetë si krijesa që marrin vendime të vetëdijshme për fatin e tyre.

Rexhina Vataj, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini”

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *