Fshati me vila në Zvicër i dhuron 21,500 euro kujtdo që shkon të jetojë aty
30/01/2018 Shpërndaje

Fshati me vila në Zvicër i dhuron 21,500 euro kujtdo që shkon të jetojë aty

Një fshat i vërtetë nga përrallat, kështu kanë vendosur ta quajnë vendin zviceran Albinen, i cili është i vendosur në kantonin Valais.

Një fakt që ka tërhequr qytetarë të ndryshëm nga mbarë bota është se autoritetet kanë vendosur të ofrojnë 21,500 euro për çdo person që vjen të jetojë aty.

Kjo taktikë është përdorur për të tërhequr qytetarë nga vende të ndryshme të botës, si dhe për të mbajtur aktiv emigrimin. Edhe pse fshati ka shumë vila dhe pamje piktoreske, bëhet me dije se të rinjtë po largohen që aty.

Ndërsa për çdo person që vendos të ndërtojë ose të blejë një shtëpi në Albinen, autoritetet i japin dhuratë nga 25.000 franga (21.500 euro) për çdo të rritur në një familje dhe një shifër shtesë për fëmijët.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.