Foshnja braktiset në mes të rrugës, falë shpërndarësit të gazetave ende jeton
13/02/2019 Shpërndaje

Foshnja braktiset në mes të rrugës, falë shpërndarësit të gazetave ende jeton

Një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në një rrugë të Kalifornisë në temperatura të ulëta, raportojnë autoritetet.

“Para orës 4:00 të mëngjesit, vajzën e gjeti në mes të rrugës një shperndares  gazetash lokale”, thuhet në deklaratën e policisë. “E porsalindura ishte e mbuluar me diçka të hollë, në temperatura nën 30 gradë”.

Aurelio Fuentes, i cili gjeti të porsalindurën, tha se e dëgjoi atë prej të qarave. “Po i thoja vetes, kjo është një e qarë fëmije. Duhet të shkoj atje”, ka thënë ai.

Shpërndarësi i gazetave ka treguar se kordoni i kërthizës ishte akoma i lidhur me foshnjën. Sapo e ka parë ka lajmëruar menjëherë autoritetet dhe më pas kanë nxituar ta dërgojnë foshnjën në spital. E porsalindura është mbajtur nën kontrrollin e mjekësve dhe tani është në gjendje të mirë.

Përpara se shpërndarësi të bënte thirrje për ndihmë, një grua iu afrua një burri që po ecte me qenin e tij në atë zonë, tha Zyra e Policisë së qarkut . Ajo i kërkoi ndihmë dhe që t’i merrte fëmijën. Zotëria refuzoi, dhe e drejtoi gruan drejt një spitali aty pranë. Ai i tha policisë se pas kësaj u largua.

Është e paqartë sa kohë ka qëndruar e sapolindura në rrugë. Autoritetet tashmë janë vënë në kërkim të nënës së foshnjës.

Nuk dihen shkaqet përse e ëma ka braktisur foshnjën në mes të rrugës në temperatura të larta. Fatmirësisht në atë orë ka kaluar aty pranë shpërndarësi i gazetave, dhe falë ndihmës së tij foshnja  e lindur prej disa orësh është ende në jetë dhe e shëndetshme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.