Forca e njeriut për mbijetesë s’ka limit, ky i pastrehë në Vlorë jeton në tualet
12/01/2018 Shpërndaje

Forca e njeriut për mbijetesë s’ka limit, ky i pastrehë në Vlorë jeton në tualet

Mjafton të shikosh këto foto dhe e kupton sa e ashpër është treguar jeta me këtë zotëri. Një rast ekstrem që tregon varfërinë e tejskajshme dhe forcën që ka njeriu për të mbijetuar, na shfaqet në qytetin e Vlorës. Pozitivi.org mëson se zotëria në foto është një i pastrehë rreth 60 vjeç, që jeton prej kohësh në një tualet në Vlorë, në kushte ekstreme. Ndoshta ju duket e pabesueshme, s’mendoni që njeriu mund të jetojë në një furrik që më herët është përdoruar si tualet, por ky zotëri ka gjetur një  ‘zgjidhje’ për të kaluar netët e ftohta.

Të pastrehët janë ajo pjesë e shoqërisë të lënë në mëshirë të fatit. Këtë të moshuar fati e ka braktisur, e ka lënë pa familje dhe në rrugë, por ai ka vendosur ta ndryshojë, me mundësitë që ka. S’ka shtëpi, por ai ka mundur ta ndërtojë një të tillë, duke përdorur një banjo. Një qenie njerëzore nuk meriton të jetojë në kushte të tilla, por të paktën ka mundur të kalojë këto ditë të ftohta, të dimrit të ashpër, i strehuar në një folezë, që për disa kohë do jetë e tij. Forca dhe dëshira e njeriut për të jetuar dëshmohet qartësisht nga këto foto, nga ky zotëri që me çfarë ka mundur ka krijuar kushte për të mbijetuar…edhe pse ekstreme për një qenie humane.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.