Finalja e Eurovision ‘pushtohet’ nga shqiponjat
12/05/2018 Shpërndaje

Finalja e Eurovision ‘pushtohet’ nga shqiponjat

Sonte do të jetë finalja e madhe e Eurovisionit që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë ndërsa për herë të parë në histori në këtë garë janë 3 shqiptarë përfaqësues të 3 vendeve, dhe që të tre në finale. Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Fureira përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta është përfaqësues i Italisë.

Shqipëria po i mban shpresat lart te Eugent Bushpepa këtë vit por sigurisht që krenohet dhe me 2 këngëtarët e tjerë të cilët gjithashtu e kanë ngritur lartë emrin e vendit tonë me performancat e jashtëzakonshme. Eleni Foureir këngëtarja me origjinë shqiptare këndon këngën “Fuego” ndërsa shqiptari i 3 i këtj Eurosongu, Ermal Meta do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”, një këngë mjaft  e komentuar.

Ky Eurovizion është shumë i veçantë për shqiptarët sepse 3 këngëtarët kanë kaluar në finale, sakaq dhe për mbështetjen që i kanë dhënë njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve të kompeticionit. Fillimisht  ishte Eugenti që ka publikuar një foto duke bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë kombëtar, bashkë me Elenin. Pas kësaj ka qenë Ermal Meta që ka hedhur foto me Bushpepën dhe një tjetër me Fureiran ku shihen sërish duke bërë shqiponjën. Fotot  e 3 shqiptarëve ndërsa kanë bërë shqiponjën, janë komentuar dhe shpërndarë masivisht nga media të huaja por më së shumti ne ato shqiptare.

Shqiponjat si duket këtë herë kanë pushtuar Eurovisionin dhe për këtë duhet të jemi krenarë dhe ti mbështesin sonte në finale, që fillon në orën 21:00. Shpresa e Shqipërisë është  Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili ka zgjedhur ta këndojë në shqip, ndërsa kodi për ta votuar nga celulari është 12.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.