Filmi i parë kosovar në premierën botërore në Toronto
10/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Filmi i parë kosovar në premierën botërore në Toronto

“Zana” është filmi i ri kosovar, i cili do të jetë në premierën botërore në Toronto, për herë të parë në kinomatagrafinë shqiptare. “Zana”, u shfaq për herë të parë në historinë shqiptare në premierën botërore në Toronto të Kanadasë.

Ky film flet për traumat e pasluftës. Është përhumbëse dhe e qetë, me një ndjenjë të frikës së përgjumur në çdo cep, personazhin e të cilit e portretizon aktorja kosovare Adriana Matoshi, do të mbajë premierën në Toronto. Aktorja Adriana Matoshi, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, bën të ditur lajmin ndërsa shkruan:

”Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart tuaja, sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë!”, ka shkruar Matoshi në Facebook.


© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *