Festa e çlirimit, flamuri shqiptar valëvitet në mes të skenës në Turqi (FOTO-LAJM)
01/09/2017 Shpërndaje

Festa e çlirimit, flamuri shqiptar valëvitet në mes të skenës në Turqi (FOTO-LAJM)

Stambolli më 29 korrik festoi 564 vjetorin e çlirimit. Mijëra qytetarë janë mbledhur nëpër sheshe e aktivitete në Turqi dhe kanë festuar të entuziazmuar në këtë ditë të rëndësishme. Në këtë festë të madhe të shtetit fqinj nuk mungoi as vendi ynë.

Kapela, shirita, postera kanë qenë në qendër të vëmendjes, shkruan pozitivi.org. Mes shumë organizimeve, në një shfaqje të dhënë në hotelin Paloma Grida, e cila duket tepër tërheqëse nga personazhet që ndodhen në skenë, vihet re tek valëvitet edhe flamuri shqiptar.

Në mes të skenës janë vendosur disa personazhë që mbajnë nga një flamur në duar. Siç shihet në foto aty qëndrojnë flamujt e disa shteteve, përfshirë dhe të vendit tonë.

Kjo shfaqje është dhënë në hotelin Paloma Grida në Turqi me rastin e festës së çlirimit shkruan pozitivi.org. Një harmoni e kombinuar mjaft mirë me ngjyrat e flamujve të disa shteteve që qëndrojnë në këtë skenë./Pozitivi.org/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.