Fëmijët në bagazh, “shkundën” makinën gjatë udhëtimit
02/09/2017 Shpërndaje

Fëmijët në bagazh, “shkundën” makinën gjatë udhëtimit

Rrugës për në plazhin e Durrësit, në bagazin e një makine janë vërejtur disa fëmijë nga një qytetar që po udhëtonte pas tyre. Në këtë stinë vere, ku i nxehti të përvëlon kjo familje është nisur drejt plazhit. Mesa duket kanë qenë familje e madhe dhe fëmijët kanë kaluar në bagazh.

Ndonëse kjo është e paligjshme, dëshirën për të bërë pushime ose për të shkuar diku tjetër nuk jua ka ndalur asgjë këtyre fëmijëve.  Një qytetar dërgon për pozitivi.org foton e shkrepur teksa po udhëtonte përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Ai tha se fëmijët po kërcenin në bagazh me njëri-tjetrin deri në momentin që e parakaloi këtë automjet. Mbase ishin të gëzuar për destinacionin që kishin marrë ose për faktin se ishin në bagazh.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.