Fëmija gjeni në Kosovë, psikologët: Të kalojë nga klasa e 3-të në të 8-tën
14/03/2018 Shpërndaje

Fëmija gjeni në Kosovë, psikologët: Të kalojë nga klasa e 3-të në të 8-tën

Një 9 vjeçar në Kosovë është kosideruar gjeni për shkak të shkallës së lartë të inteligjecës që posedon krahasuar me moshën që ka. Andin Shala ëshë në klasë të tretë, por librat për të janë gjithmonë të pamjaftueshëm, pasi ai i përballon me mjaft sukses të gjitha detyrat, madje i nevojiten leksione shtesë të një moshe më të madhe se klasa e tretë.

Djali i vogël shprehet për “Tribuna channel” se i pëlqen të lexojë libra më së shumti ato që kanë bëjnë me astronominë. Mësimet dhe librat që studiojnë në klasën e 3 nuk i përgjigjen intelektit të tij, prandaj psikologët kanë sugjeruar që Andi të kalojë në klasë të 8.

Niveli i lartë i zgjuarsisë nuk është vënë re vetëm nga mësuesit, miqtë dhe njerëz të zakonshëm, por koefiçienti i inteligjencës i ka dalë i lartë edhe kur ka bërë testin e intiligjencës, rreth IQ 125. Duke pasur parasysh testin psikologët kanë sugjeruar që 9 vjeçari të kalojë nga klasa e tretë në të tetën, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga prindërit e Andinit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.