Fatlume Sadiku në Spitalin Universitar të Bazelit
02/07/2019 Shpërndaje

Fatlume Sadiku në Spitalin Universitar të Bazelit

Një tjetër shkencëtare shqiptare, Fatlume Sadiku, me prejardhje nga Peja e cila jeton në Zvicër e Gjermani ka marrë një post të rëndësishëm në Spitalin Universitar të Bazelit. Ajo ka pasur një përkushtim të vërtetë në shkencë prej vitesh dhe së fundmi mundi po i shpërblehet. Lajmin e punësimit të saj e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka marrë pozitën ICT Projekt Manager në Departmentin ICT të Spitalit Universitar në Bazel – i quajtur shkurt: USB.

Postimi i Fatlume Sadiku:

Lumja nga 1 Gushti 2019 ne poziten: ICT Projekt Manager ne Departmentin ICT te Spitalit Universitar ne Basel – i quajtur shkurt: USB.

Meqe une kurr nuk e kam besuar se do ta marr nje oferte te till vetem 8 muaj pas fillimit te punes sime ketu, gezimi i im per besimin e udheheqjes se IT-projekteve me karakter klinik dhe shkencor ne USB eshte shume i madh. Kjo oferte erdhi menjehere pasi u muarr vesh se une punet e lidhura me projektin aktual shkencor, perfundimi i te cilava ishte i planifikuar ne fund te Janarit 2021, une po i perfundoj me shume sukses ne fund te muajit Korrik 2019.

Rezultatet e punes sime 8 mujore ne USB ishin teme e shume fjalimeve dhe prezentacioneve te cilat u mbajten te ejten e kaluar ne nje „Face-To-Face“- Meeting ne Bern, qe kishte te bente me fushen hulumtuese: Medicina e Personalizuar dhe Teknologjite e Nderlidhura (PHRT). Ne kete Meeting, ku une u paraqita me tri prezentime, u fol per te arriturat e deritashme ne te gjitha qendrat zvicerane te perfshira ne hulumtimet qe e kan per qellim zbulimin e hershem te Sepses me ndihmen e algoritmave intelegjent.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.