Falë dashurisë, ish e varura bëhet inspirim për të tjerët
26/03/2019 Shpërndaje

Falë dashurisë, ish e varura bëhet inspirim për të tjerët

Ka shumë rrugë që njerëzit ndjekin për të rigjetur qëllimin e tyre. Rruga e Patricia Murray filloi në rrugët e Uashingtonit D.C.

Ashtu si historia e saj, ka miliona histori të njerëzve të tjerëve që përfundojnë të pa strehë çdo vit. Disa janë shpëtuar nga familja, miqtë, programet e qeverisë ose grupet jofitimprurëse, ndërsa të tjerë kanë gjetur njerëz të veçantë që i kanë ndihmuar. Për Murray, keto njerëz përfshinin një gjykatës, një murgeshë dhe qindra banorë në një shtëpi të moshuarish.

Murray kishte qenë e pastrehë për një kohë shumë të gjatë. “Kur je në rrugë, ndodhin shumë gjëra”, shpjegoi ajo. “Dhe këtu jam duke folur për drogë, alkool dhe gjithçka. Unë kam probleme. Shkova para një gjyqtari i cili tha ‘keni një problem.’ Dhe unë i thashë, jo nuk e kam, ndërsa ai më tha sërish ‘Po ju them, keni një problem!’. Kështu më vendosi në trajtim.

Kur doli nga trajtimi, Murray shkoi të jetojë në Hannah House, një objekt rezidencial për gratë e reja që e gjejnë veten shtatzënë, pasi janë abuzuar ose në situata të tjera krize. Atje mësoi aftësi praktike të jetës si prindërimi, pastrimi dhe gatimi si një mjet për të stabilizuar jetën e saj në mënyrë që të mund të përgatitej për një të ardhme më të mirë.

Gjatë qëndrimit të saj në strehimore, u takua me Carol, Presidente e Spitalit të Providencës, e cila po rriste fonde për ta mbajtur objektin të hapur. Carol e ftoi Murray të bashkohet me misionin e saj për mbledhjen e fondeve dhe e pyeti se çfarë planifikoi të bënte kur doli nga strehëza.

“Unë dua vetëm të punoj diku”, u përgjigj Murray. Motra Carol këmbënguli se ndërhyrja hyjnore do ta vinte Murray të punonte dhe përfundoi duke e vënë atë në punë në Carroll Manor, në shtëpinë e e strehimit të të moshuarve.

Patricia dëshironte të ishte një kuzhiniere, por nuk kishte vende, kështu që ajo thjesht bëri çfarë duhej dhe filloi të punonte tre orë e gjysmë në ditë, me 5.25 dollarë në orë. Ajo filloi të shqetësohej duke menduar se kurrë nuk do të dilte nga strehimorja nëse do të fitonte vetëm 5.25 dollarë në orë. Fatmirësisht, një nga miqtë e saj e paralajmëroi që të mos largohej menjëherë.

“Kështu që unë qëndrova,” tha Murray. Vazhdoi të jetonte në strehimore. “Unë ju thashë se kisha njerëz në rrugën time që më ndihmuan ta kaloj këtë fazë”, shtoi Murray. “Këtu flas për të gjithë njerëzit në Carroll Manor që prekën jetën time të përditshme, infermierët, kuzhinierët dhe mbikëqyrësit të cilët më nxitën të qëndroja dhe të vazhdoja të ecja përpara”.

Pas disa ndërhyrjeve fatale, Murray tani e do jetën dhe 250 njerëzit që jetojnë në objektin e kujdesit për të moshuar. “Duhet të kesh pasion, duhet të kesh zemër për të punuar këtu. Banorët kanë nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për dikë që të kujdeset për ta, sepse familjet e tyre nuk janë këtu. Kështu që edhe kur të bëhem gati të tërhiqem, do të kthehem përsëri si vullnetare”, shtoi ajo.

Si një mënyrë për të vlerësuar punën e saj të vështirë, Fondacioni Ceca e nderoi Murray me çmimin e vitit. Kur e pyetën se si ndihej që ka fituar çmimin, Murray shkëlqente nga gëzimi. “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme… më ktheu përsëri aty ku fillova të rimëkëmbem. Unë kam qëndruar këtu 22 vjet”, shtoi Murray.

Patricia u kthye pas për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe shpreson ti inkurajojë të largohen nga rruga e keqe ku janë. “Njerëzit thonë, oh banorët të duan sepse ti je këtu për to kurdoherë. Por e vërteta është se ata shpëtuan jetën time. Vetëm duke ardhur këtu çdo ditë, duke qenë një pjesë e jetës së tyre… më shpëtuan”, përmbyll ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.