Erza Muminoviq triumfon në Kupën Europiane
08/05/2019 Shpërndaje

Erza Muminoviq triumfon në Kupën Europiane

Dëshira e madhe për sportin e xhudos e ka frymëzuar Xhudisten 16 vjeçare Erza Muminoviq të merret me këtë sport, ku së fundmi ka korrur suksesin e rradhës. Erza ka ka fituar medalje të artë në garën “European Cup Cluj Napoca Rumuni U18”.  Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili ndërsa thekson se Erza fitoi 5 ndeshje gjatë kësaj gare, thotë se falë saj u nderua dhe respektuan simbolet e shtetit të Kosovës.

Pasi fitoi 5 ndeshje, xhudistja u nderua me medalje të artë në kategorinë -48 kilogramë.

“Në Rumani ajo sot fitoi plot 5 lufta kundër garueseve nga Turqia, dy kundër garueseve italiane, në gjysëmfinale kundër gjeorgjianes, kurse në finale mposhti rumunen Kovaciu dhe kështu në Rumani, falë xhudos u nderuan e respektuan simbolet e shtetit tonë të ri”, ka thënë Kuka.

Xhudistja nga Peja është kampione e Evropës për kadete (U-18). Ka fituar medaljen e artë në evropianin e mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës në fund të muajit qershor të këtij viti.

Erza ka lindur në Pejë. Talentin dhe potencialin e saj në arenën ndërkombëtare e ka treguar vitet e fundit. Ndërsa momentalisht po shijon suksesin e kryesimit në renditjen botërore të xhudisteve në kategorinë -44 kilogramë, në të ardhmen padyshim që do kryesojë shumë suksese të tjera.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.