Elbasani del në rrugë për të drejtat e grave
18/05/2019 Shpërndaje

Elbasani del në rrugë për të drejtat e grave

Të rinj dhe përfaqësues institucionesh në qytetin e Elbasanit i janë bashkuar një fushate e cila përmban mesazhe mbi të drejtat e grave. Kjo fushatë ka për qëllim informimin dhe edukimin e shoqërisë në respektimin e të drejtave të grave në shëndetin seksual dhe riprodhues.

“Rreth 100 pjesëtare të komunitetit dhe institucioneve ishin pjesë e fushatës së zhvilluar në Elbasan për t’u njohur me mesazhet mbi abortin, kontracepsionin, të drejtat e grave. Mesazhet e përdorura, të përshtatura sipas ligjërimit të ri në fushën e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues ndihmuan në forcimin e komunikimit sa me efektiv në këtë fushë”, shkruan në një postim në rrjete sociale “Qendra pro” duke bashkangjitur disa fotografi të realizuara gjatë fushatës.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.