E pavetëdijshme pas aksidentit me makinë, gruaja zgjohet pas 27 vitesh
27/04/2019 Shpërndaje

E pavetëdijshme pas aksidentit me makinë, gruaja zgjohet pas 27 vitesh

Një grua në Emiratet e Bashkuara, Munira Abdulla ishte në gjendje të pavetëdijshme për 27 vjet pas një aksidenti me makinë. Pastaj ajo u zgjua. Ndërgjegjia iu kthye pasi ka kaluar 27 vjet në këtë gjendje, sipas familjes dhe mjekëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Omar Webair tha për mediet se nëna e tij, Munira Abdulla, filloi të bënte tinguj të çuditshëm pasi ndodhi një diskutim në dhomën e saj të spitalit. Pak ditë më vonë, ajo foli për herë të parë në gati tre dekada.

“Ajo po më thërriste emrin tim. Isha duke fluturuar nga gëzimi”, ka thënë i biri. “Për vite me radhë kam ëndërruar për këtë moment dhe emri im ishte fjala e parë që tha pas kaq kohësh.

Abdulla kishte qenë në “gjendje të vetëdijshme minimale” që nga viti 1991, sipas The National, kur makina, brenda së cilës ndodhej dhe djali i saj u përplas me një autobus shkolle. Webair, i mbështjellur nga nëna e tij, mori vetëm plagë, por ajo vetë pësoi dëmtime të rënda në tru. Ajo kaloi vite të tëra në spital deri në prill 2017, kur Gjykata i dha familjes një grant për trajtim në Gjermani, raportoi The National.

Mjekët për shërimin e Munirës përdorur “një kombinim të terapisë fizike, mjekësisë, operacioneve dhe stimulimit ndijor”, sipas Deutsche Welle.

Friedemann Müller, një specialist neurologjik që trajtoi gruan, i tha Deutsche Welle se gjendja e saj është përmirësuar ngadalë gjatë disa javëve, duke vënë në dukje se një gjendje vegjetative e “ndërgjegjes minimale” nuk është e njëjta si koma.

“Asnjë pacient thjesht nuk zgjohet nga koma pas 27 vjetësh”, tha mjeku. “Ajo tani mund të ndërveprojë me vetëdije me mjedisin e saj dhe të marrë pjesë përsëri në jetën familjare”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.