E pastreha fiton në Harvard: E reja ndan udhëtimin e pazakontë
10/06/2019 Shpërndaje

E pastreha fiton në Harvard: E reja ndan udhëtimin e pazakontë

Diplomimi në kolegj mund të jetë një nga arritjet më të rëndësishme në jetë, ndoshta edhe më shumë e rëndësishme për të rinjtë që kanë kaluar vështirësi. Udhëtimi për 18-vjeçaren Athena Capo-Battaglia është larg nga e zakonshmja.

Që nga shkolla e mesme, ajo ka jetuar në një shtëpi të pastrehësh me nënën e saj, Lorraine, e cila ka punuar si mësuese vallesh, por ka humbur punën dhe shtëpinë pasi u diagnostikua me kancer. Capo-Battaglia tha se pjesa më e vështirë ishte nata e parë kur ajo dhe nëna e saj hynë në sistemin e strehimit.

“Ne kishim vetëm një valixhe për secilin prej nesh dhe kjo është si të thuash ne jemi në të drejtën tonë tani”, tha ajo për korrespondentin e CBS News, Michelle Miller. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhej, Lorraine kurrë nuk hoqi dorë nga edukimi i vajzës së saj. “Gjithmonë ia kam siguruar mjetet, stirolapsa, internet, gjëra për të cilat fëmijët kanë nevojë sot”, tha ajo.

“Si jeni në gjendje ta bëni këtë?”, pyeti gazetari. “Unë ruaj për gjërat që janë të rëndësishme”, u përgjigj ajo. Kjo e motivoi vajzën e saj jetë e jashtëzakonshme dhe të arrijë rezultate që s’i priste: ajo u diplomua në shkollë të mesme me mesataren më të lartë.

“Isha shumë e shqetësuar se nuk do të shkoj në kolegj dhe kështu aplikova 25 herë”, tha ajo. “Unë vetëm vazhdova të aplikoj. Kështu mendoja që të paktën në një vend do të fitoj”. Ajo fitoi bursë të plotë në Universitetin e Harvardit. Rezultatet e kanë mrekulluar atë dhe nënë e saj. Aktualisht sapo përfundoi vitin e parë dhe po studion për t’u bërë neuroshkencëtare, por ajo tha se “beteja kurrë nuk dihet kur merr fund”.

“Nuk ndihesha sikur kishte një mundësi dështimi”, tha ajo duke shtuar “sepse nëna ime varej prej kësaj”. “Kjo tingëllon sikur po përpiqeni të jeni shkëmb për nënën tuaj”, tha Miller. “Ishim dhe jemi si një lloj shkëmbi për njëra-tjetrën, sepse kjo është shumë e vështirë për të dyja ne”, tha ajo. “Dhe kështu desha të sigurohesha që ajo ishte ende duke buzëqeshur”.

Ajo është duke buzëqeshur, dhe ndërsa vazhdojnë të jetojnë në një vend të pastrehësh, ato po shohin përpara.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.