E moshuara zbraz shportën me ushqime, gjesti i çiftit shqiptar i përloti të gjithë
Gjesti i një çifti shqiptar që jeton në Itali është përhapur masivisht në rrjete sociale. Një e moshuar ka shkuar në supermarket të blejë ushqim vetëm për macen për shkak se nuk ka pasur të holla të përballojë më shumë. Mirëpo teksa ka parë kaq shumë gjëra të rreshtuara në rafte, shportën e ka mbushur edhe me ushqime për veten. Ka menduar se 50 eurot që kishte do i mjaftonin për gjëra bazike. Mirëpo sapo ka shkuar tek kasa, çmimi i tyre e kalonte 50 eruroshin, ndaj ka kërkuar që ti zbrazte.
Në këto momente ka ndërhyrë çifti shqiptar për t’i paguar faturën të moshuarës. Një gjest i tillë ka përlotur mijëra ndjekës të cilët e kanë shpërndarë masivisht ngjarjen në rrjete sociale. Më poshtë ngjarja është e rrëfyer nga Carola Balzarotti, administratore e faqes ‘Sei di Corbetta Se’ në facebook, punon si kasiere në një supermarket në Magenta në Itali, e cila u gjend përballë të moshuarës së pashpresë dhe çiftit shqiptar.
“Një histori e shkurtë por e mrekullueshme… Sot në punë, erdhi në kasë një zonjë e moshuar, e cila nxori nga shporta bukë, djathë, disa fruta… Pasi shkarkoi gjithçka nga shporta, me ndrojtje më tha: Zonjë të lutëm ndalo, me duket se e kam tepruar, kam vetem 50 euro, dhe me duhet te pres edhe nje jave per te marre pensionin. ‘Sa ka shkuar fatura?’ 42 euro zonjë, ju përgjigja unë.
‘Jo Jo nuk mundem, më kaloni vetëm ushqimin për macen se për atë erdha dhe të tjerat hiqi’. Unë me lot në sy, i përkëdhela dorën dhe i thashë, Mos u shqetësoni. Pas zonjës ishte një çift i huaj, më duket se ishin shqiptarë. Gruaja mu afrua dhe me zë të ulët me tha: ‘Kaloji të gjitha për zonjën, diferencën e paguan im shoq. E kemi kaluar edhe ne këtë situatë, e di çfarë do të thotë”. Më duket se i vura në siklet edhe ata, pasi ika më shpejtësi duke qarë në një cep”, mësohet të ketë treguar kasierja.
Ndërkohë që ky postim brenda 24 orëve ka marrë mbi 5000 like dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.