E moshuara dhuron pensionin për familjet e prekura nga tërmeti
06/12/2019 Shpërndaje

E moshuara dhuron pensionin për familjet e prekura nga tërmeti

Tërmeti i datës 26 nëntor ishte fatal për 51 persona të cilët humbën jetën në rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Sakaq qindra të tjerë janë plagosur dhe shumë familje kanë mbetur pa banesa.

Solidarizimi me këto familje ka qenë tepër i madh nga të gjithë qytetarët. Një e moshuar nga Gjirokastra ka bërë një gjest tepër prekës, pasi ka vendosur të dhurojë pensionin e saj, për të ndihmuar familjet e dëmtuara.

 “U trondit i gjithë vendi, u trondit e gjithë bota jo ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë. Me ato mundësi që kemi, një pension timin këtë muaj nuk e doja, vetëm pensionin e burrit, aq mundësi sa kisha dhe më shumë do kountribuoja”, ka thënë e moshuara Xhevaire Xhiku nga Gjirokastra.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.