Dy gra rome nga Kosova nderohen me çmimin e BE
18/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Dy gra rome nga Kosova nderohen me çmimin e BE

Edicioni i tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim” i Komisionit Evropian i është dedikuar tërësisht grave. Grave, të cilat kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha në komunitetet e tyre. Nga 105 aplikime, në Bruksel u zgjodhën gjithsej 14 fituese. Në mesin e tyre janë edhe dy fituese nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

Edicioni i tretë i “Çmimit të Romëve për Integrim” i Komisionit Evropian i është dedikuar tërësisht grave. Grave, të cilat kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha në komunitetet e tyre. Nga 105 aplikime, në Bruksel u zgjodhën gjithsej 14 fituese. Në mesin e tyre janë edhe dy fituese nga Kosova: aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

“Nuk e prisja këtë çmim, sepse detyra ime është të ndihmoj gratë që të kërkojnë të drejtat e tyre”, thotë Shpresa Agushi nga Prishtina. “Çmimi më motivon që të punojë edhe më shumë. Në të njëjtën kohë, besoj se ky çmim do të bëjë gjithashtu shumë gra dhe vajza rome që të angazhohen dhe të punojnë në të ardhmen “.

Ndihmë për të gjetur guximin

Shpresa Agushi ka qenë aktivistja e parë, e cila është angazhuar për të drejtat e grave rome në Kosovë. Angazhimi i saj filloi në vitin 2000, pak pas përfundimit të luftës në Kosovë. Jeta e vështirë e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve si dhe diskriminimi, të cilit pakicat u ekspozoheshin në atë kohë, Shpresa nuk dëshironte që t’i shihte më.

bëtar të organizatave joqeveritare për të drejtat e grave të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Nëpërmjet ndihmës së saj, shumë gra kanë gjetur guximin për t’u mbrojtur nga padrejtësitë që përjetojnë.

Ndihmë fëmijëve

Fituesja e dytë, e cila është shpërblyer me çmimin evropian për Integrimin Evropian të Romëve është 18-vjeçarja Kendiza Lala nga Gjakova. Tre vjet më parë, ajo filloi të punoj vullnetarisht në shkollën “Bethany” në fshatin Bretkoc, ku jetojnë shumë romë dhe ashkali. Në shkollë, ajo i ndihmon fëmijët me detyrat e shtëpisë ose kujdeset për të gjithë të vegjlit aty. “Ishte një lloj intuite natyrore për të ndihmuar fëmijët”, thotë Kendiza, “Unë ndihem përgjegjëse për njerëzit e komunitetin tim”.

Në të njëjtën kohë, 18-vjeçaren e ka prekur fakti që shumë vajza nga komuniteti i saj kanë ende vështirësi në të shprehur.

Kendiza Lala ndërkohë ka filluar studimet në Tiranë. Kur ajo të përfundojë studimet, ajo synon që angazhimin e saj ndaj romëve ta kthej në profesion të saj. Mbi të gjitha, temën e arsimit ajo e ka në zemër. Për këtë duhet të kushtohet më shumë rëndësi, thotë ajo. po.al

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *