Durrës, të rinjtë ndihen të rrezikuar, prej mungesës së sinjalistikës
23/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Durrës, të rinjtë ndihen të rrezikuar, prej mungesës së sinjalistikës

Të rinjtë në Durrës ndihen të pasigurt për shkak të mungesës së sinjalistikës. Gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të projektit “Lëviz për të votuar” që implementohet nga Qendra për Trashëgimi dhe Edukim, të rinjtë në Sukth u shprehën se nuk ka asnjë semafor dhe sinjalistika është inekzistente në këtë njësi.

Nazmie Vargu maturante në shkollën “Dhosi Liperi” thotë se rreziku do u kanoset gjithmonë përderisa nuk ka investime. “Në vendin ku unë jetoj dua të ketë semaforë, përndryshe rreziku do të na kanoset gjithmonë. Makinat ecin me shumë shpejtësi. Nëse në Sukth do të vendoseshin semaforë do të kishte një ndryshim ku të gjithë të mund të jenë të qetë dhe aksidentet më të pakta. S’ka as vija të bardha, me përjashtim të një shkolle 9 vjeçare. Këtu janë shume shkolla”, thotë ajo.

Edhe gjatë 4 takimeve të para të zhvilluara me të rinj në njësi të tjera administrative në kuadër të këtij projekti, mungesa e sinjalistikës renditet si më alarmantja në listën e problemeve të ngritura prej tyre.

Jo vetëm të rinjtë por të gjithë qytetarët e Durrësit ndihen të pasigurt për shkak të mungesës së elementeve të sigurisë në rrugë. Semaforët në segmentet kryesore të qytetit kanë mbetur në gjendje pasive prej vitesh, pranë stacionit të Shkozetit, përgjatë rrugës së Plazhit, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana” etj. S’ka semaforë. Siguria nuk ekziston. Vizat e bardha në rrugë janë zhdukur. Kështu qytetarët, fëmijë, të rinj dhe të rritur çdo ditë rrezikojnë jetën teksa lëvizin nëpër qytet apo zona të tjera.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *