Dua Lipa kolonë zanore e filmit të “James Bond”
06/04/2019 Shpërndaje

Dua Lipa kolonë zanore e filmit të “James Bond”

Dua Lipa një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri do të këndojë kolonën zanore të filmit “Bond 25”, i fundit si agjenti 007 i Daniel Craig. Kënga e kënduar nga Lipa do të shoqërohet dhe me një videoklip, i cili do të nisë xhirimet në muajin gusht në Sassi di Matera dhe Marina di Pistiçi në Itali.

Këngëtarët që kanë realizuar kolonën zanore në filmat e fundit të agjentit 007 janë emra të njohur ndër vite në botë. Yjet e zëvendësuar nga këngëtarja Sqiptare janë Adele, Sam Smith, Jack White dhe Chris Cornell.

Lipa është e njohur gjerësisht në tregun botëror për hitet e saj, fituese e shumë çmimeve së fundmi si “Artistja më e mirë femër” në BRIT Awards 2018.

Më herët “Evening Standard” ka bërë me dije lajmin se Dua është artistja më e favorizuar për të kënduar kolonën zanore të filmit të ri të James Bond, ndërsa theksoi se ishte në garë me Adele dhe Ed Sheeran, e këngëtarë të tjerë që kanë thyer rekorde botërore.

Këngëtarja në Brit Awards rrëmbeu dy çmime të rëndësishme, duke arritur kështu sukses të madh pavarësisht viteve që ka në treg, krahasuar me yjet e tjerë të muzikës.

Shkallët e suksesit po i ngjit dita-ditës sepse tashmë njihet ndërkombëtarisht. E ftuar nëpër emisione dhe dalje publike në vende të ndryshme, Lipën e prezantojnë si këngëtare me prejardhje shqiptare, por as kjo e fundit asnjëherë nuk e ka mohuar përkundrazi e ka treguar me krenari.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.