Drejtuesit e katër feve në Shqipëri bëhen për herë parë bashkë, në këtë mesazh kundër ekstremizmit të dhunshëm (VIDEO)
22/11/2017 Shpërndaje

Drejtuesit e katër feve në Shqipëri bëhen për herë parë bashkë, në këtë mesazh kundër ekstremizmit të dhunshëm (VIDEO)

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bën bashkë në një mesazh kundër esktremizmit të dhunshëm drejtuesit e katër besimeve fetare në vend. Z. Ahmet Kalaja, Imam i Xhamisë “Dine Hoxha” Tiranë, At Gregor Pelushi, përfaqësues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot George Frendo, Kryepeshkëv i Tiranës dhe Durrësit, si dhe z. Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, vijnë në këtë video ndërgjegjësuese, me një mesazh të fortë për promovimin e paqes dhe tolerancës fetare, duke u shprehur kundër përfshirjes në veprimtari të ekstremizmit të dhunshëm.

Klerikët janë bashkuar për herë parë në këtë video-mesazh me një mision të përbashkët, atë të ndërgjegjësimit për dëmet që shkakton ekstremizmi. Pa dallim besimi fetar ata kanë të njëjtin qëndrim, kur i kërkojnë besimtarëve dhe publikut të distancohen nga veprimtari të tilla. Po ashtu, ata japin edhe disa këshilla të vlefshme për ta.

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “ Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Video-mesazhi është i pari i një serie me tre të tillë, që do të realizohen nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.