Dora magjike e gjyshes, foto sa një mijë fjalë
02/09/2017 Shpërndaje

Dora magjike e gjyshes, foto sa një mijë fjalë

Dora e gjyshes është magjike. E rrudhosur nga mosha, sfidat që ka kaluar në jetë dhe sakrificat që ka bërë për të rritur fëmijët e saj, mbase dhe nipërit e mbesat. Kjo foto e publikuar nga Ana, studente në vitin e 3 në universitet flet më shumë se 1000 fjalë, shkruan pozitivi.org.
Gjyshja personi që të vë në gjumë duke të ledhatuar kokën, me përrallat shekullore që ka mësuar në kohën e saj, ka një vend të pazëvendësueshëm në jetën e çdo fëmije dhe të rrituri. Afeksioni me gjyshet trashëgohet brez pas brezi, madje kur rritemi arrijmë t’i kuptojmë më mirë sakrificat dhe jetën e mundimshme që kanë kaluar.

Kjo dorë e rrudhosur solli në jetë babain ose mamanë tënde. Ata të sollën në jetë ty, duke e bërë atë gjyshe, shkruan pozitivi.org. Më pas t’i do sjellësh në jetë fëmijët e t’u. Fëmijët e t’u do lindin ëngjëjt e tyre, kështu një ditë edhe t’i do bëhesh gjyshe. Me duar të rrudhosura, do duash nipërit e mbesat dhe do kërkosh të marrësh dashuri prej tyre, si gjyshja e Anës në këtë foto që flet shumë. Dhuroi dashuri gjyshes për zemrën e madhe që ka, sakrificat dhe gjithë dashurinë që të ka dhuruar. Bëhu i denjë për atë ashtu siç do doje të ishin nipat dhe mbesat e tua për ty!/Pozitivi.org/

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.