Djali i kampionit, trashëgon pasionin familjar
13/04/2019
0 komente
Shpërndaje

Djali i kampionit, trashëgon pasionin familjar

Atleti Syrgen Shala është 18 vjeç dhe studion në shkollën ‘Benardina Qeraxhia’ në Durrës. Sporti për të është pasion familjar i trashëguar ndër breza. Babai i tij është Arben Shala, i shpallur kampion ndër vite në garat e gjata. Jo vetëm babai por edhe daja i Syrgenit është një sportist i njohur, i cili tashmë punon si profesor në gjinazin sportiv “Benardina Qeraxhiu”. Bëhet fjalë për Sadik Bajramin, kampion kombëtar për katër vite. Babai dhe daja kanë qenë inspirim për të. E kanë ndihmuar dhe motivuar çdo ditë të stërvitet e të arrijë rezultate të larta.

Ka marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Kur ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2017 doli i dyti në garën kërcim për së gjati në lojërat olimpike të zhvilluara në Elbasan. Ndërsa në 2018 zuri vendin e tretë. Ka marrë pjesë edhe në aktivitete jashtë Shqipërisë, në Turqi, ku ka përfaqësuar grupmoshën U18.

Me origjinë është nga Mamurrasi, por për shkak të shkollës është shpërngulur në Durrës për të ndjekur sportin. Prej 3 vitesh jeton me shokët dhe larg familjes. Ai shprehet se sporti është i bukur por do mund dhe sakrificë. Dashuria që ka për këtë profesion i ka kapërcyer sfidat. Tashmë është shumë i lidhur me sportin, saqë çdo ditë i kushton katër orë stërvitje. Tiparet që e karakterizojnë janë vullneti dhe puna.  Pasi të perfundoje gjimnazin Syrgeni dëshiron të studiojë në Universitetin e Sporteve në Tiranë.  Shkolla “Benardina Qeraxhia” i ka dhënë së fundmi çmimin si sportisti më i mirë në shkollë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *