Dita Ndërkombëtare e Popullsisë
18/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Dita Ndërkombëtare e Popullsisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara duke njohur ndryshimet demografike që po ndodhin në botë i ka vendosur rëndësinë e duhur duke caktuar një datë për të diskutuar më gjatë mbi këtë temë shumë të rëndësishme. Ndryshimet demografike si ulja apo rritja e popullsisë apo mosha mesatare kanë një rëndësi shumë të madhe në çdo vend. Çdo ndryshim demografik sjell pasoja pozitive apo dhe negative. Rritja e popullsisë duke u shumëfishuar vetëm brenda një shekulli ka sjellë që në 2019 popullsia të jetë mbi 7.7miliard banorë. Në shumë shtete popullsia po rritet ku vetëm Kina ka mbi 1.4 miliard banorë, por në Ballkan dhe në Europën lindore po shohim rezultate krejtësisht të ndryshme uljen e popullsisë.

Në Azi, Afrikë dhe Amerikë popullsia po rritet me ritme shumë të shpejta. Në Kinë dhe Indi ku numri i banorëve i kalon 1miliardë janë shfaqur disa pasoja negative si ndotja, trafiku dhe probleme në sistemin  arsimor dhe shëndetësor. Ndërsa në Ballkan kemi të kundërtën vende si Shqipëria kanë ulje të popullsisë për shumë shkaqe si emigracioni, problemet ekonomiko-sociale, papunësia dhe rritja e barazisë gjinore ku gruaja çdo ditë dhe më shumë është më e integruar.

Mbipopullimi ka shfaqur efektet e tij negative në shtete si Kina dhe India ku ndotja e ajrit është në nivele alarmante gjithashtu dhe resurset natyrore dhe rezervat ushqimore janë të kufizuara. India ka hasur shumë probleme sepse rritja e popullsisë ka rritur nivelin e ndotjes, trafikun dhe cilësinë e jetesës. Në Kinë si pasojë e rritjes shumë të madhe qeveria vendosi përkohësisht lindjen e vetëm një fëmije sepse kështu rritja do të ngadalësohej por duke parë problemet ekonomike që kjo do të sillte ajo u shfuqizua sepse dëmtonte ekonominë sepse nuk do të kishte mjaftueshëm krahë pune.

Në shtete si Indonezia dhe Egjipti të cilat kanë probleme gjeografike rritja e popusisë  duhet të kontrollohet. Indonezia e shtrirë në shumë ishuj në të cilët ka shpesh tërmete, aktivitet vullkanik dhe përmbytje kjo sjell shumë probleme sepse popullsia në rritje e ka të vështirë të akomodohet në këtë terren. Në Egjipt ku pjesa më e madhe e popullsisë gjendet në brigjet e Nilit dhe në brigjet e detit sepse pjesa tjetër është e mbuluar nga shkretëtira kjo sjell mbipopullim të këtyre qyteteve ku Kajro mbi 20 milionë banorë, kjo sjell probleme si ndotja, trafiku dhe vështirësi në menaxhimin e qytetit për këtë arsye qeveria vendosi të zhvendoste kryeqytetin në lindje të Kajros duke zhvendosur atje dhe administratën. Rritja e popullsisë duhet të menaxhohet që të mos sjelli mbipopullimin dhe ndotjen e shumë qyteteve. Duhen zhvilluar plane të reja infrastrukturore për akomodimin dhe zhvillimin e jetës në destinacione më të përshtatshme për të mos ndikuar negativisht në jetën e njerëzve.

Edukimi i popullsisë duhet të jetë më efektiv sepse mbipopullimi në shumë shteve nuk ka pasoja pozitive sepse resurset e planetit dhe rezervat ushqimore nuk janë të mjaftueshme për rritjen e planetit deri mbi 9 miliardë banorë në 2050. OKB së bashku me qeveritë e vendeve përkatëse duhet të rrisin sensibilizimin në lidhje me efektet e mbipopullimit dhe çfarë probleme i shkaktojmë planetit tonë. Parandalimi është zgjidhja e vetme e cila ndihmon në këtë problem.

Ndërsa në Europën Lindore dhe Juglindore po ndodh fenomeni i kundërt ulja e popullsisë për shumë shkaqe si emigracioni, edukimi i popullsisë mbi prindërimin, kërkesa për standarte më të larta jetese, rritja e moshës mesatare. Qeveritë nuk po veprojnë mbi zgjidhjen e këtij problemi. Disa nga faktorët që mund të rrisnin popullsinë janë rritja e nivelit të jetesës, ngritja e një shteti social mbi shembullin e politikave sociale në vendet Skandinave, ngritja e një sistemi arsimor dhe shëndetësor më të mirë, politika sociale për përftimin e shumave monetare dhe pushimeve më të gjata këtu një shembull ideal është reforma e kryer nga kryeministri i Hungarisë për rritjen e popullsisë.

Mendoj se dhe edukimi ka ndikuar shumë në uljen e lindjeve sepse njerëzit janë më të informuar dhe më të përgjegjshëm në rritjen e fëmijve dhe në edukimin e tyre. Dikur Shqipëria ishte një nga shtetet me popullësi më të re në Europë por sot mosha mesatare është në rritje. Shqipëria ka vështirësi me emigrimin e madh të shqipëtarëve jashtë vendit, vendi ynë ka pasur vazhdimisht emigracion gjatë periudhave të ndryshme për një jetesë më të mirë.

Shqipëria pati një rritje të madhe të popullsisë gjatë viteve 45’-90’ ku vendi arriti 3.3 milionë banorë me një rritje vjetore me 2,5%, kjo u arrit duke përdorur politika sociale dhe për të ripërtërirë popullsinë e Shqipërisë që të mos ulet deri në 2 milion në 2050 sipas studimit të OKB.  Sot ka një rënie vjetore me 0,3% e cila po pason në ulje të madhe të popullsisë.Shtetet përkatëse me ndihmën e OKB duhet të ngrejnë struktura dhe organizata për ndryshimet demografike për të gjetur zgjidhje mbi këto probleme. Mund të ngrihet një ministri për monitorimin e popullsisë dhe ndryshimeve demografike e cila do të ndihmoj në zgjidhje të problemeve në shumë vende ku mund të balancoj dhe të uli mbipopullimin në vende të cilat janë të mbipopulluara, të ndotura dhe nuk kanë mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe të ndihmoj shtete si Shqipëria apo shtetet e tjera ballkanike për zgjidhje për të mos sjell ulje drastike të popullsisë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *