Dita e Verës erdhi, bashkojuni gjallërisë dhe gëzimit të së dielës
14/03/2019 Shpërndaje

Dita e Verës erdhi, bashkojuni gjallërisë dhe gëzimit të së dielës

14 Marsi sjell gjithë gjallërinë, gëzimin dhe optimizmin e pranverës në qytetin tonë. Në kryeqytet dhe jo vetëm, Dita e Verës tashmë është kthyer në një traditë festive. Në këtë ditë çdo vit mbizotëron gjallëria, argëtime të llojeve të ndryshme, me lojëra pa fund e muzikë.

Por këtë vit për shkak të motit të keq, aktivitetet e planifikuara për festimet e 14 Marsit nga Bashkia e Tiranës do të zhvillohen më datën 17 të këtij muaji. Moti ka premtuar që do të jetë diell, kështuqë mos humbisni mundësinë për t’u argëtuar dhe për të shijuar aktivitetet e organizuara në zona të ndryshme.

Janë planifikuar mbi 50 aktivitete, përgjatë gjithë ditës. Festa fillon prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë. Do të nisë në sheshin “Skënderbej” me Panairin e Gjelbër, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh. Njëkohësisht po në shesh do të zhvillohet edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës. Ndërkaq edhe lojëra të ndryshme popullore për fëmijë. Në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 14:00 do të mbahet një koncert me këngëtarët më në zë në vend.

Më poshtë është kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

Në sheshin “Skënderbej”:

-Ora 09:00- PANAIRI I GJELBER

-Ora 09:00-15:00- Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga fëmijët

– ORA 09:00-15:00 -KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00- PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00- PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00- PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00- LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”:

-ORA 09:00-15:00-AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00-SPORT ZONE

Kids Atletik- Vendosja e Koshave të Basketbollit; Dy rrjeta portative Volejbolli; Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njësive Administrative- Përballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00- Performanca artistike nga grupe kërcimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit- Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

Sheshi “Nënë Tereza”:

– ORA 12:00-14:00- Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00- Summer On. Koncert me artiste të muzikës moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Përpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

Zona e Ish-Bllokut

ORA 12:00-00:00 Street Party. Në rrugën “Pjetër Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe ndërkombëtar. Në rrugën “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

Liqeni Artificial:

Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
Shoë Hair nga Elgon
Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
Këndi i Kryqit te Kuq
Padilioni kinez – Kitarat në Park
Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
Panairi i artizanëve
Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
Kampionati i kanoeve
Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
Fari – Balonat e festës

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.