Dita e tulipanëve në Amerikë, mbi 100,000 lule falas për njerëzit
02/03/2019 Shpërndaje

Dita e tulipanëve në Amerikë, mbi 100,000 lule falas për njerëzit

100,000 tulipanë janë ofruar falas për njerëzit. Nëse jetoni në zonën e San Franciskos dhe i dashuroni lulet, atëherë bashkojuni festës së sotme. Në nder të ditës së tulipanëve në Amerikë, mbi 100,000 lule do të jenë në dispozicion të njerëzve sot, më 2 mars.

Kopshti i tulipanëve, i cili po ekspozohet në Union Park, do të jetë i hapur për publikun nga ora 1 deri në orën 16:30. Lule shumëngjyrëshe janë transportuar në park me mirësjellje nga tregtarët dhe Konsullata e Përgjithshme e San Franciskos.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.