Dita botërore e popullsisë, të rinjtë përcjellin mesazhe të rëndësishme
12/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Dita botërore e popullsisë, të rinjtë përcjellin mesazhe të rëndësishme

Më 11 korrik të çdo viti, organizohet Dita Botërore e Popullsisë. Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të popullsisë të rinjtë e klubit Petro Nini dhe AIESEC me mbështetjen e UNFPA zhvilluan një aktivitet me qëllim ndërgjegjësimin dhe ndarjen e mesazheve si planifikimi familjar, barazinë gjinore, përdorimin e metodave kontraceptive moderne, lindshmëria, plakja e popullsisë dhe roli i të rinjve.

Përgjatë aktiviteteve të rinjë kishin përgatitur punime me tematika të bëra në kuadër të kësaj dite të cilat trajtonin çështje tepër të rëndësishme. Përgjatë aktivitetit u përcollën mesazhe mbi temat e mësipërme që lidhen me zhvillimin e popullsisë.

Aktiviteti me të rinjtë është hapur nga znj.Elma Tershana, Drejtore Ekzekutive e Observatori për të drejtat e femijëve dhe të rinjve, e cila përcolli informacione të rëndësishme mbi popullsinë në botë.

“Është një kënaqësi që ndodhem midis jush. Jemi ketu për të dhënë disa mesazhe shumë të rëndësishme. Pa dashur të marr shumë kohë do të doja të ndaja me ju disa informacione. Vlerësimet aktuale tregojnë se, afërsisht 83 milionë njerëz janë shtesa vjetore në popullsinë e botës. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100 sipas projeksionit të mesëm.

Me lejoni te bej nje prezantim te shkurter mbi UNFPA. UNFPA punon me shumë partnerë brenda dhe jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë qeveritë, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile, organizatat dhe udhëheqësit fetarë dhe të tjerët për të arritur misionin e saj.

UNFPA i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi resurseve dhe përpjekjeve të vendeve respektive, duke vënë theksin në zbatimin e politikave kombëtare të çdo vendi, për të arritur rezultate më të mira dhepër t’iu përgjigjur më mirë nevojave lokale. UNFPA punon për të mbështetur planifikimin familjar duke: siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kontraceptivëve cilësorë; forcuar sistemet shëndetësore kombëtare; promovuar politika që mbështesin planifikimin familjar; dhe duke mbledhur të dhëna për të mbështetur këtë iniciativë”, tha Tershana.

Në vitin 1968 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, planifikimi familjar u konfirmua si një e drejtë njerëzore. Deklarata e Teheranit, e miratuar gjatë konferencës thotë se, është një e drejtë themelore e prindërve që të vendosin për numrin e fëmijëve dhe intervalin kohor midis tyre.

Miliona gra, në nivel global, ende nuk përfitojnë qasje në metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar. Kjo është arsyeja pse është zgjedhur kjo temësi fokus për vitin 2018. Sigurimii një planifikimi të sigurt dhe efektiv i familjes,është një e drejtë themelore e njeriut dheduhet të jetë një zgjedhje vullnetare,kunë themel duhet të ketë barazinë gjinore.

“Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”. Prandaj UNFPA punon me shumë partnerë brenda dhe jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë qeveritë, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile, organizatat dhe udhëheqësit fetarë dhe të tjerët për të arritur misionin e saj.
UNFPA i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi resurseve dhe përpjekjeve të vendeve respektive, duke vënë theksin në zbatimin e politikave kombëtare të çdo vendi, për të arritur rezultate më të mira dhepër t’iu përgjigjur më mirë nevojave lokale.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *