Dëgjon bisedën e mamasë së stresuar, i huaji i paguan gomat e kamionit
23/02/2019 Shpërndaje

Dëgjon bisedën e mamasë së stresuar, i huaji i paguan gomat e kamionit

Një i huaj i bleu një gruaje katër goma për kamionin e saj, pasi i dëgjoi bisedën me stafin e dyqaneve të makinave, ku thoshte se nuk ishte në gjendje të përballonte shpenzimet prej 1,400 $. Akti i mirësisë u dëshmua nga klientët dhe stafi në një gomisteri në Amerikë.

“Një zonjë e re me emrin Alex, me një vajzë të vogël erdhi për të riparuar gomat”, – shpjegoi Sergio Rodriguez në një postim në Facebook. “Erdhi për t’i riparuar, por gomat kishin nevojë për zëvendësim”.

Rodriguez tha se Alex ishte “e stresuar sepse nuk mund të përballonte blerjen e gomave”, por një burrë 70-vjeçar me emrin Phil tha se do t’i blinte për të.

“I gjithë dyqani u habit”, tha Rodriguez.

“Nëna e re i tha faleminderit 100 herë. Kurse i moshuari ishte i mistershëm, një njeri i butë dhe i përulur, me një zemër të madhe. Ai e bekoi këtë zonjë të re dhe thjesht e pyeti përpara se t’ja paguante. Unë e adhuroj këtë të moshuar. Dhuroi pothuajse 1.500 $. Me shumë mundësi shpëtoi jetën e zonjës dhe të fëmijëve të saj”.

Gjesti i rastësishëm i mirësisë i la të gjithë klientët “pa fjalë”.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.