Carla Bruni në Butrint për koncertin e parë në Shqipëri
19/06/2019
0 komente
Shpërndaje

Carla Bruni në Butrint për koncertin e parë në Shqipëri

Carla Bruni vjen për herë të parë me një koncert në Shqipëri më datën 21 qershor. Ajo ka zgjedhur Shqipërinë që të promovojë albumin e saj të pestë, “Prekje franceze”, që prezantohet për herë të parë.

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të këndojë në Butrint.

Nëpërmjet një video këngëtarja ka përshëndetur publikun shqiptar duke i ftuar artdashësit në amfiteatrin e Butrintit më 21 qershor, datë që përkon edhe me ditën e “Festës së Muzikës”.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Jam Carla Bruni dhe do këndoj për ju në Ditën e Festës së Muzikës në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00”, tha ajo.

Për herë të parë për publikun shqiptar ajo do të prezantohet me 11 këngë në teatrin e parkut kombëtar, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë dhe asaj botërore.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *