Boksieri shqiptar i pathyeshëm, rrëmben nëntë fitore për këtë vit
17/12/2018 Shpërndaje

Boksieri shqiptar i pathyeshëm, rrëmben nëntë fitore për këtë vit

Faton Vukshinaj, ka lindur në Basel të Zvicrës. Boksieri shqiptar, i kategorisë së mesme, ka arritur të shënojë një fitore mbresëlënëse kundër kampionit aktual të Çekisë në kategorinë e mesme 72,5 kg. Ndeshja u zhvillua në GRAND CASINO BASEL, ku Vukshinaj rrëzoi kundërshtarin që në fillim të duelit, me një goditje të fortë në trup.

Por kundërshtari Bauza u ngrit dhe arriti ti shpëtojë goditjeve të tjera të mundshme, duke u larguar sa më shumë nga Vukshinaj.

Kundërshtari Bauza i mbijetoi të 8 raundeve të caktuara, duke i shpëtuar goditjeve të tjera të Vukshinajt. Fatoni e fitoi bindshëm këtë duel, duke e mbyllur me sukses edhe vitin 2018, vitin e dytë të karrierës së tij si boksier profesionist.

Boksieri shqiptar ka realizuar 10 duele në vetëm 22 muaj në boksin profesional, dhe në 9 prej tyre ka arritur të fitojë. Një talent i pamposhtur, i gatshëm për ndeshje të tjera titullare në vitin e ardhshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.