Blerina, atletja që u bë arbitre
20/04/2019 Shpërndaje

Blerina, atletja që u bë arbitre

Vajzat arbitre nuk janë të shumta në numër në Shqipëri. Por Blerina Halilaj është një prej tyre. 18 vjeçarja nga Kukësi, vendosi të ndjekë gjimnazin sportiv për të plotësuar dëshirat dhe ambiciet e saj për sportin. Që në klasë të 6 e ka kuptuar se të ardhmen e ka në sport. “Ka qenë një pasion që ka lindur që në klasë të 6 kur bëja kroset me të shkollës dhe gjithmonë fitoja. Pastaj fillova të fitoj kur bëja gara vrapimi edhe me shkollat e tjera në Tiranë dhe përsëri ia dilja të triumfoja. Talenti u vërtetua dhe vendosa ti kushtoj jetën sportit”.

Jo vetëm talenti, drejt sportit e kanë shtyrë edhe të afërmit. Sportisti i njohur Halil Cenanaj është daja i saj. Ai ka ndjekur studimet sportive në Paris dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite. E talentuara Blerinë, ka vendosur të ecë në hapat e tij. Përveç sportit i pëlqen recitimi, kërcimi. Në të ardhmen synon të bëhet gazetare sportive. Njohuritë që ka fituar në sport dëshiron ti ndajë me të tjerët, pse jo duke u bërë imazh televiziv.

Alternativat për të ardhmen s’i mungojë. Veten e sheh edhe si një arbitre të zonjën. Që tani të shtunë dhe të dielë është arbitre në Kolegjiumin e Tiranës. U anzgazhua rastësisht në këtë detyrë por u dashurua me këtë rol. Arbitrimi i dhuron një adrenalinë ambicioze dhe të bukur, thotë ajo. Ambicia e rradhës është të marrë stemën e fifës. Eksperienca si atlete e ka ndihmuar të bëhet një arbitre e mirë. Tre tiparet që e identifikojnë arbitren e re janë guximi, forca dhe serioziteti, në gjithçka bën.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.