Berberi mëson fëmijët e komunitetit, të lexojnë dhe shkruajnë
21/03/2019 Shpërndaje

Berberi mëson fëmijët e komunitetit, të lexojnë dhe shkruajnë

Udhëheqësit e komunitetit në West End kanë ndërmarrë një qasje ndryshe për të ndihmuar fëmijët të mësojnë shkrim-lexim në West End.

Ky dyqan po shkon përtej prerjes së flokëve. Berberhane të tilla janë shumë më tepër se një vend ku ju shkoni për të përmirësuar pamjen. “Kur ecni drejt derës, duhet të flisni. Nëse nuk flet, të them që të dalësh jashtë dhe ta provosh përsëri”, tha pronari Nick “Nic Da Barber” Baynes.

Baynes dëshiron që dyqani i tij të vlejë edhe për të marrë mësime të drejtpërdrejta. E ka kthyer në një strehë e sigurt për të mësuar. Down në West End, thotë se është shumë e nevojshme të ndihmojnë fëmijët në shkrim dhe lexim. Të mësojnë folje të ndryshme, si të flasin me njerëzit.

Ai dhe shokët e tij berberë paguajnë fëmijët për A-në e parë që mësojnë si një nxitje pozitive. Gjithkush në rrojtore merr përgjegjësinë për të plotësuar dhe shtuar diçka nga leksionet e përditshme. Tanimë jo vetëm që u mësojnë fëmijëve shkrim dhe lexim por kanë nisur dhe një fushatë për të mbledhur libra.

“Ne marrim kaq shumë nga njëri-tjetri”, tha berberi. Së fundmi kanë filluar të grumbullojnë libra dhe furnizime shkollore për t’i shpërndarë në komunitetit.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.