Bardh e zi, investime dhe jetesë me dy standarte në njësinë 8
09/01/2019
0 komente
Shpërndaje

Bardh e zi, investime dhe jetesë me dy standarte në njësinë 8

Nje tjeter njesi fqinje me qendren e kryeqyetetit eshte njesia bashkiake numer 8. Nje njesi e cila pozicionehet ne zonen e Medresese dhe Selvise. Ajo eshte teper e pasur me cerdhe, kopshte dhe shkolla te cilat ndodhen ne cdo dy hapa te bere brenda ketij territori.

Nga investimet e kryera ne kete njesi bashkiake do kisha shume deshira ta titulloja Yin&Yang. Ne qofte se ne Azi kjo perdoret per te miren dhe te keqen, ne nje paralelizem do kisha deshire ta perdorja per te treguar se 50% e kesaj njesia ka nje investim te papare dhe te kuruar deri ne detaje dhe 50% eshte ne nje gjendje alarmante dhe kerkon nderhyrje te menjehershme. Ne zonat prane qendres qendron dhe perqindja e larte e investimeve te kryera ne sinjalizime, rruge, trotuara, kanalizime si dhe institucionet arsimore. Investimet kane shkuar madje edhe deri ne dyer te pallateve ose shtepive te banoreve me punime teper te bukura.

Por nga krahu tjeter kemi rrugen 5 Maji e cila ka nje rendesi teper te madhe per levizjen e qytetareve si edhe bizneseve e veprimtarise qe kryehen ne kete zone. Nje zone ku cdo pusete i mungon kapaku, koshat e mbeturinave jane vetem per syrin e keq pasi mbeturinat derdhen dhe qendrojne ne toke per kohe teper te gjate. Ne trotuaret ekzistente per shkak te punimeve te kryera mbi to ne shume pjese rruga mund te jete edhe e papershkrueshme per shkak te gropave, gungave re ngritura, zhavorrit dhe pa harruar pluhurin qe krijohet dhe mbizoteron.

Por ne qofte se largohemi vetem pak me tutje ne vazhdimin e kesaj rruge do te shikojme disa rruge te cilat nuk kane as trotuare e nuk kane as asflat. Pervec ketyre as adresat nuk jane prezente dhe sinjalistikat do ishin luks nese do te ishin te vendosura. Nga anketimet e kryera ne kete njesi bashkiake edhe nga pergjigjet e banoreve vihet re se si ndarja eshte ne dy ane, ne ata qe pergjgjen shume mire dhe ata qe pergjigjen shume keq. Problemet e banoreve ne keto zona jane te shumta sepse problematika te tilla ndikojne dhe ne pjesen e kanalizimeve dhe grumbullimit te ujerave.

Nje tjeter pjese negative ne kete njesi jane dhe hapesirat publike te cilat jane inekzistente. Ambientet e hapura te cilat mund te perdoren per parqe ose hapesira publike qendrimi po kthehen ne kantier ndertimi per pallatet e larta ose biznese fitimprurese per njerez te panjohur.

Pra pas gjithe vezhgimeve dhe ballafaqimeve me banoret veme re se ka akoma shume per te bere ne kete njesi por sidomos ne rr.”5 Maji” dhe pak me ne thellesi te kesaj rruge. Eshte nje njesi bashkiake me rendesi te larte dhe ka nevoje per vemendje ne te gjitha zonat dhe te nisi veprimi per rregullimin e problematikave ne te gjitha pikat e lartpermendura.

*Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Pyet qytetarin” të Qendra Media dhe Cështjet Shoqërore, mbështetur nga LëvizAlbania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *