Banorët e prekur nga tërmeti, mbi 340 mjekë e infermierë pranë tyre në terren
13/12/2019 Shpërndaje

Banorët e prekur nga tërmeti, mbi 340 mjekë e infermierë pranë tyre në terren

Pas tërmetit të 26 nëntorit banorët e prekur nga kjo fatkeqësi që solli vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e mbi 600 të tjerëve, po marrin shërbime mjekësore të vazhdueshme për të normalizuar shëndetin e tyre.

Më shumë se 340 mjekë dhe infermierë vijojnë të jenë në terren, duke ofruar shërbim dhe kujdes për secilin banor të prekur nga tërmeti pa ndërprerje.

530 banorë të sëmurë kronikë po marrin terapitë e mjekimit në njësitë akomoduese ku janë sistemuar dhe në pikat e emergjencës, ndërkaq mësohet se janë kryer 5600 vizita mjekësore.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.