Bangkoku, qyteti më i vizituar në botë
06/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Bangkoku, qyteti më i vizituar në botë

Bangkoku, kryeqyteti i Tajlandës është shpallur qyteti më i vizituar në botë. Ai është vizituar nga afër 23 milionë vizitorë ndërkombëtarë vitin e kaluar.

Në vitin 2019 ka zënë vendin e parë në listën e 200 qyteteve sipas renditjes së bërë nga kompania financiare me qendër në SHBA, Mastercard, ka publikuar “Indeksin Global të Qyteteve të Destinuara 2019” në mbarë botën, duke u bazuar në të dhënat e vitit 2018.

Pas Bangkokut radhiten Parisi me 19,1 milionë vizitorë të huaj, Londra me 19,09 milionë, Dubai me 15,9 milionë, Singapori me 14,6 milionë, Kuala Lumpur me 13,7 milionë, Nju Jorku me 13,6 milionë, Stambolli me 13,4 milionë, Tokio me 12,9 milionë dhe Antalya me 12,4 milionë vizitorë.

Në listën e përgatitur nga të dhënat të siguruara nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit dhe Unioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror, janë vlerësuar numri total i vizitorëve që kanë kaluar natën në qytetet e vizutuara dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.

Ndërsa që qytetet turke Stambolli dhe Antalya gjenden në mesin e dhjetë qyteteve të para. Stambolli gjendet në vendin e tetë me 13,4 milionë vizitorë të huaj, kurse Antalia në vendin e dhjetë me 12,4 milionë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *