Azilkërkuesi 8 vjeçar nga Nigeria fiton kampionatin e shahut në Nju Jork
21/03/2019 Shpërndaje

Azilkërkuesi 8 vjeçar nga Nigeria fiton kampionatin e shahut në Nju Jork

Tanitoluwa Adewumi, një djalë 8 vjeçar nha Nigeria, fitoi kampionatin e shahut në shtetin e Nju Jorkut. Familja e tij u largua nga Nigeria në vitin 2017 për shkak të frikës ndaj sulmeve të të krishterëve. Tani ata jetojnë në New York City në një qendër të pastrehësh.

8 vjeçari që fitoi kampionatin e shahut në Nju Jork për moshën e tij, është pikasur për talentin që ka prej kohësh. Ai fitoi turneun e Kampionatit Shtetëror të Nju Jorkut për grupmoshën, nga kopshti i fëmijëve deri në klasë të tretë. Që kur mori vendin e parë javën e kaluar dhe deri më tani po feston fitoren e tij të madhe.

Tani mësoi të luante shah në Manhattan’s P.S. 116, dhe shkonte në praktikë çdo të shtunë. Ai shpreson që një ditë të jetë “mjeshtër i madh” në lojë, sipas The Neë York Times.

Këtë lojë e mësoi në fillim të vitit të kaluar në shkollë dhe trajneri i shahut Shawn Martinez kontaktoi familjen e tij për të diskutuar që djali të bashkohet me programin e shkollës. “Ai buzëqesh çdo herë që bën diçka në bord ose kur mëson diçka të re”, tha Martinez.

Kur nëna e tij, Oluwatoyin Adeëumi, tha se ata nuk mund të përballonin tarifat  për udhëtimet në turne dhe qendrimet ne kampet e shahut – klubi i hoqi tarifat dhe lejoi që Tani të bashkohej falas.

Nëna e tij, e cila së fundi zhvilloi një kurs për t’u bërë ndihmës shëndetësore në shtëpi, e çon atë në sesione praktike tre orëshe në Harlem çdo të shtunë. Kurse babai i 8 vjeçarit jep makina me qira dhe është një shitës i licencuar i pasurive të patundshme.

Puna e madhe e tij është paguar, Tani ka shtatë trofe shahu dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në SHBA për grupmoshën e tij.

Martinez tha se në dy vitet e ardhshme, Tani mund të arrijë statusin e mjeshtrit, një titull që u jepet lojtarëve nga organizata botërore e shahut, FIDE.

Russell Makofsky, i cili mbikëqyr programin e shahut në P.S. Manhattan. 116, filloi një GoFundMe për të ndihmuar në mbledhjen e parave për familjen e Tanit, javën e kaluar. Ajo ka mbledhur tashmë më shumë se 160,000 dollarë.

Familja e Tanit ka aplikuar për azil, dhe sipas NBC New York, dhe ata shpresojnë të largohen shpejt nga strehimi i pastrehë.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.