Avokati 97-vjeçar ende vazhdon të punojë çdo ditë
15/04/2019
0 komente
Shpërndaje

Avokati 97-vjeçar ende vazhdon të punojë çdo ditë

Rreth orës 6 të mëngjesit, James L. Bass Jr. e sheh me mikrovalë e një suxhuk të ngrirë dhe biskota, një detyrë e thjeshtë por e rëndësishme. Bass nuk mësoi se si ta bënte mëngjesin e tij deri në vitin 2014, kur gruaja e tij, 62 vjeç, e quajtur Erma ndërroi jetë.

Bass ka nevojë për mëngjes sepse në moshën 97 vjeçare, vazhdon të punojë shumicën e ditëve të javës i veshur me kostum serioz dhe karvatë, në zyrën ligjore që ai hapi në Carthage, Tennessee, 70 vjet më parë.

“Unë u rrita duke punuar dhe nuk kam dëshirë të dal në pension. Kur të vijë nata, e di që kam mbyllur një ditë punë, dhe unë mund të fle mirë”, tha ai.

Dy fëmijët e tij jetojnë afër dhe e mbështesin babanë e tyre në vendimin që ka marrë për të punuar, pasi besojnë se puna i jep atij qëllim dhe fokus që pasi mamaja vdiq. Fëmijët e Bass besojnë se puna e mban të atin të fortë mendërisht, duke e larguar nga depresioni ose çmenduria.

“Unë dua që ai të punojë. Dua që ai të vdesë pikërisht aty ku ka qenë i lumtur dhe kjo është në punë pas tavolinës së tij”, tha vajza e tij, Jane Bass Turner, 56 vjeç, me profesion infermiere.

Djali i Bass, David, 60 vjeç, i cili iu bashkua zyrës ligjore të babait 35 vjet më parë, bën pjesën më të madhe të punës në zyrë. Bass gjithashtu kalon pjesën më të madhe të javës duke përshëndetur klientët e vjetër të cilët ndalen ne rrugen prane zyres.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *