Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, qeveria Norvegjeze mbështet Shqipërinë
18/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, qeveria Norvegjeze mbështet Shqipërinë

Marrëveshja e nënshkruar sot midis Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme, përfaqësuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kontribuon një grant prej NOK 7,500,000 (ca. 880,000$) për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Marrëveshja kontribuon në Fondin Shqiptar për Përshpejtimin e SDGve, një Fond i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara. Norvegjia vë vecanërisht në theksin në veporimet që duhet të ndërmerren në fushat e mëposhtme në mbështetje të strategjisë së saj të bashkëpunimit me Shqipërinë:

  • Qeverisje e mirë dhe zhvillime demokratike;
  • Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut;
  • Zhvillimi ekonomik.

Marrëveshja u nënshkrua në emër të Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme nga Ambasadori Norvegjez në Prishtinë, Z. Per Strand Sjaastad i cili, në fjalën e tij nënvizoi se: “Axhenda 2030 i përket gjithsecilit.  Norvegjia është e angazhuar të arrijë SDGtë. Ne jemi po aq të angazhuar të ndihmojmë miqtë tanë në Shqipëri për ta bërë këtë. Ne e vlerësojmë partneritetin e    Qeverisë me Kombet e Bashkuara për të bërë më shumë për të përshpejtuar arritjen e SDGve, përfshirë kontributin financiar të Qeverisë në Fondin Shqiptar të SDGve, në të cilin ne po kontribuojmë.”  

Zv. Ministri i Financave Erjon Luci tha: “Ky kontribut thellon partneritetin tonë me Kombet e Bashkuarra dhe Norvegjinë për të arritur Objektivat universal për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kjo përforcon angazhimin e Qeverisë ndaj Axhendës 2030 në fushat e sundimit të ligjit deri tek mbrojtja e mjedisit. Ne shohim përpara që më shumë partner të na bashkohen në këtë iniciativë.

Kordinatori i Përhershëm i OKB, Brian J. Williams, i cili firmosi marrëveshjen në emër të OKB Shqipëri tha se: “OKB është e aangazhuar të mbështesë përpjekjet e Qeverisë – në partneritet me ministritë e linjës, administratën vendore, shoqërinë civile dhe sektorin privat – pëer të arritur SDGtë. Ky kontribut nga Norvegjia do të operacionalizojë veprimet e kordinuara të OKB dhe Qeverisë për të mbështetur prioritetin e arrites së SDGve. ”  

Granti nga kjo Marrëveshje do të shkojë në Fondin Shqiptar të Përshpejtimit të SDGve, i krijuar dhe lancuar në 2018 për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë të arrijë SDGtë deri në vitin 2030. Norvegjia është donator i 4t I madh që mbështet këto përpjekje përmes kotnributit në Fondin e Përshpejtimit të SDGve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *