Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE
27/05/2019 Shpërndaje

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Arba Kokalari, me origjinë nga Shqipëria, e cila jeton në Stokholm të Suedisë ka fituar një vend në Parlamentin Evropian. Ajo është e para eurodeputete me origjinë shqiptare e zgjedhur në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërsa uron Kokalarin.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”.

Arba Kokallari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaft aktive në partinë moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.

Partia e Kokalarit ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat iu garanton katër deputetë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.