Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti: Këto ditë lutem për Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim
03/12/2019
0 komente
Shpërndaje

Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti: Këto ditë lutem për Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim

Modelja Angela Martini ka dhënë mbështetjen e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Modelja me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se ka dhuruar 30 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të dhjetëra familjeve.

Kontributi i saj ka qenë jo vetëm financiar por Angela u kujdes që të strehojë edhe një familje të prekur. Në këto ditë të vështira për vendin mbështetja ka qenë e pakufizuar nga shumë aktorë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në postimin e saj modelja shkruan se një gjë të tillë nuk e ka bërë për publicitet, por e vetmja gë për të cilën lutet këto ditë është për është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/

Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Angela në ‘Instagram’.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *