Alkooli është mbrojtës, studimi hedh poshtë pretendimet: Edhe një pije në ditë rrit rrezikun
01/06/2019 Shpërndaje

Alkooli është mbrojtës, studimi hedh poshtë pretendimet: Edhe një pije në ditë rrit rrezikun

Edhe pirja e lehtë deri në moderim rrit presionin e gjakut dhe shanset për të patur një atak, sipas një studimi në The Lancet, duke iu kundërvënë pretendimeve të mëparshme se një ose dy pije në ditë mund të jenë mbrojtëse.

Studiuesit britanikë dhe kinezë ndoqën 500,000 njerëz kinezë për 10 vjet. Ata thonë se gjetjet janë relevante për të gjitha popullatat dhe provat më të mira tregojnë efekte të drejtpërdrejta të alkoolit.

Ekspertët thanë se njerëzit duhet ta kufizojnë konsumin e alkoolit. Dihet tashmë se pirja e rëndë është e dëmshme për shëndetin dhe rrit rrezikun e goditjes – por disa studime kanë sugjeruar që pijet e vogla mund të jenë të mira për shëndetin, ndërsa të tjerë tregojnë se nuk ka nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit.

Çfarë zbuloi kërkimi?

Hulumtuesit, nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Pekinit dhe Akademia Kineze e Mjekësisë, gjetën se:

Pirja e një deri në dy pije alkoolike çdo ditë rriti rrezikun e goditjes nga 10-15%;

Pirja e katër pijeve çdo ditë rriti rrezikun për të pasur një goditje në tru prej 35%;

Për qëllimet e studimit të tyre, një pije u përcaktua si:

Një gotë verë e vogël;

Një shishe birre;

Rreth 16 në 100 burra dhe 20 në 100 gra pësojnë goditje në jetën e tyre në Britani të Madhe. Pra, nëse një grup prej 100 vetash që nuk kosumojnë alkool, filluan të pinë një gotë dy herë çdo ditë, kishte një rritje të vogël të goditjeve, me 2 shtesë.

Sipas Prof. David Spiegelhalter, nga Universiteti i Kembrixhit, rreziku total rritet me 38% për çdo gjysmë shishe verë në ditë. Studimi gjithashtu nuk gjeti asnjë dëshmi që vërteton se pijet e lehta ose të moderuara të kenë një efekt mbrojtës, me fjalë të tjera, të zvogëlojnë rrezikun e goditjes.

Sa i përket efekteve të alkoolit në rrezikun e sulmit në zemër, studiuesit thanë se efektet nuk ishin të prera qartë dhe më shumë të dhëna duhej të mblidheshin gjatë disa viteve të ardhshme. “Pretendimet se vera dhe birra kanë efekte magjike mbrojtëse nuk mbështeten”, tha autori i studimit Prof Richard Peto, profesor i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit.

“Rreziku i goditjes rritet proporcionalisht me sasinë e alkoolit të konsumuar, kështu që nëse njerëzit zgjedhin të pijnë, atëherë ata duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.