Aleksandra, këngëtarja më e re në Krujë, drejt realizimit të ëndrrës
08/12/2018 Shpërndaje

Aleksandra, këngëtarja më e re në Krujë, drejt realizimit të ëndrrës

Aleksandra është 17 vjeçe dhe jeton në Krujë. Pasioni më i madh për të është muzika. Këtë rrugëtim e ka nisur para 4 vitesh me mbështetjen e të vëllait i cili gjithashtu këndon.

17 vjeçarja është aktive në muzikë, ka marrë pjesë vazhdimisht në koncerte që janë organizuar nga bashkia e qytetit ku jeton dhe jo vetëm. Përkrahja e të vëllait dhe talenti i kanë dhënë shpresë se një ditë do ta shohë veten në skenat e mëdha.

Ky është vetëm fillimi i Aleksandrës. Aktualisht ajo po punon për një projekt të ri muzikor të cilin do e realizojë së shpejti. Muzika për të është ‘ndjenjë dhe melodia më e bukur’. Aty gjen veten në çdo situatë. Ëndrrën më të bukur të fëmijërisë po e realizon çdo ditë e më shumë. Dhe është pikërisht skena, publiku dhe duartrokitjet e tyre.

Aleksandra Muceku për pozitivi.org

Pozitivi: Për të gjithë ata që s’të njohin, kush është Aleksandra?

Unë  jam Aleksandra Muceku. Studioj në shkollën e mesme “Shotë Galica”. Kam lindur në  Krujë por me origjinë jam nga Burreli. Jam 17 vjeçe. Pasion kam muzikën, ndërsa hobi të eksploroj në natyrë.

Pozitivi: Si e ke nisur rrugëtimin tënd në muzikë?

Rrugëtimi im në muzikë ka lindur para 4 vitesh. Kam kënduar gjithmonë qe e vogël por në një moment ndodhi që të zbulohej talenti im dhe më pas kjo të pasohej me diçka më shumë në muzikë. Personi i parë i cili zbuloi talentin tim për muzikën është vëllai im. Vëllai im këndon gjithashtu dhe kjo ka qenë një mbështetje e madhe për mua në botën e muzikës. Eshtë diçka shumë e bukur fakti që të dy ne këndojmë sëbashku.

Në fakt ai ka një rrymë muzikore ndryshe nga e imja, këndon rrep. Lavo ka qenë dhe është mbështetja ime më e madhe në muzikë. Çdo hap që unë e kam hedhur në muzikë ai ka qenë pranë meje dhe vazhdon të jetë. Kemi disa këngë sëbashku por pse jo të mos realizojmë dhe një tjetër.

Pozitivi: Cilin zhanër preferon më shumë?

Zhaneri të cilin unë e preferoj më shumë për të kënduar është balada. Në të shumtën e këngëve që unë kam kënduar janë baladat, këngë të cilat janë të qeta. Ky është lloji i muzikes që unë preferoj më shumë por nuk mund të lë pas dhe zhanerat e tjerë si hip-hopi, RnB, melankolike.

Këngëtarja e cila më ka inspiruar në muzikë më së shumti është Adel. E kam filluar muzikën duke kënduar këngën e saj “Someone like you”. Dua shumë që një ditë të jem në hapat e saj .

Pozitivi: Ku këndon zakonisht dhe cilat janë planet që ke?

Kam kënduar në disa koncerte që janë organizuar nga bashkia e qytetit tim dhe kjo ka qenë një shtysë e madhe për mua në muzikë. Tani për tani po punoj me një projekt të cilin do e realizoj së shpejti. Angazhimet e mia në muzikë përgjat kësaj kohe kanë qenë festat dhe një ndër to ishte festa e 28 nëntorit. Më pëlqen që të jem aktive në muzikë dhe vazhdimisht realizoj covera të ndryshëm.

Pozitivi: Ke bërë ndonjë këngë tënden?

Kam bërë këngë të mijat të cilat janë në YouTube. 3 nga videoklipet e mia janë bashkëpunime dhe 1 këngë e realizuar vetëm. Tani dua të realizoj një projekt timin përsëri vetëm.

Pozitivi: Çfarë është muzika për ty?

Muzika për mua është ndjenjë dhe melodia më e bukur. Në muzikë gjej veten time në çdo situatë dhe kjo ka një rëndësi të madhe për mua.

Pozitivi:  Çfarë qëllimesh i ke vendosur vetes?

Si cdo fëmije edhe unë kam pasur ëndrra të mëdha të cilat i ruaj akoma dhe pres atë diten e duhur për t’i realizuar. Ëndrra më e bukur të cilën tashmë mendoj se e kam realizuar paksa është  të dal ne skenë para publikut dhe të dëgjoj duartrokitjet e tyre që vlerësojnë muzikën time.

Pozitivi: Përveç muzikës çfarë të pëlqen tjetër?

Përvec muzikës në të kënduar më pëlqen gjithashtu që të shkruaj sa më shumë tekste. Jam një njeri që i pëlqen lexojë shumë libra. Duke qenë se unë jam në shkollë dita ime nis duke shkuar në shkollë më pas shkoj në kursin e kantos ku marr mësime në lidhje me muzikën.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Artikuj të Ngjashëm

Sorry, no posts were found.