Aktivitetet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë
09/10/2019
0 komente
Shpërndaje

Aktivitetet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë – 11 tetor, Rrjeti i Organizatave “Zeri i te Rinjve”, me koordinimin e Observatorit dhe mbeshtetjen e UNFPA-se do të zhvillojë disa aktivitete Kalendari i mëposhtëm përmban informacion në lidhje me përshkrimin e aktiviteteve, si dhe detaje mbi organizimin e tyre (vendi, ora, organizatore). 

Sesion Informues “Vajzat Flasin; ”Tematika e sesionit informues ka për qëllim që të rinjtë të bisedojnë mbi problemet që i shqetësojnë vajzat në Shqipëri; si të identifikojmë problemet më shqetësuese duke targetuar institucionet përgjegjëse ku duhet të drejtohemi për zgjidhjen e problemeve, Si të drejtohemi tek institucioni;cili është roli jonë si qytetarë në procesin e vendimarrjes. Me date 10-11 tetor 2019 ora  10.00-15.00 . Ne Tiranë (Kashar dhe Paskuqan) Berat (qendra komunitare, Qendra Kulturore e Fëmijëve.

Takim “Unë jam vajzë, unë kam fuqi”

Takimi “Unë jam vajzë, unë kam fuqi” do të jetë informues me 20 baballarët “Një burrë i vërtetë nuk e lëndon kurrë një grua”. Përtej vështirësive të përditshme dhe problemeve me të cilat përballen familjet në vështirësi socio-ekonomike, burrat “premtojnë” që do të gjejnë zgjidhje për interesin më të mirë të familjes me diskutim, konsensus dhe tolerancë, pa dhunë familjare kundër grave apo fëmijëve. Burrat do të sensibilizohen lidhur me tipologjitë e dhunës dhe dëmet që u shkakton palëve, viktimave apo autorëve. Në kuadër të kësaj dite burrat inkurajohen të blejnë dhurata dhe t’i falenderojnë gratë e tyre për kontributin që kanë në mirëqenien e fëmijëve dhe kujdesin që ata tregojnë në familje. Me date 11 tetor 2019  13:30. Klubi i të Rinjve Petro Nini Luarasi ne Tiranë.

“Trajnim mbi rolet dhe stereotipet gjinore, barazinë gjinore”

Të rinjtë e moshave 6-12 vjeç do të trajnohen në mënyrë informale mbi rëndësinë e barazisë gjinore. Në fund do të realizohet një video më mesazhe sensibilizuese mbi rëndësinë e barazisë gjinore. Me date 11 tetor 2019 ne oren 14:00. Epoka e Re ne Fier.

Vëmendje tek Fëmija Vajzë, si një fenomen shoqëror i cili nuk vlerësohet si duhet në sistemet tona patriarkale

Dy aktivitete do të mbahen brenda një dite. Do të krijohet një grup vallëzimi me vajza nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç dhe ata do të mësojnë një koreografi duke e performuar atë në Berzhitë. Gjithashtu, një aktivitetet për vajzat e reja do të organizohet nga një agjencie me animatorë.

Anëtarët e Act for Society, si dhe vullnetarët do të shpërndajnë fletëpalosje për fëmijët në Berzhitë dhe Tiranë. Me date 11 tetor 2019 ne oren 12:00.  Ne Act for Society ne Tiranë, Berzhitë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *