Adoleshentët shpëtojnë 8 vjeçarin e varur nga ashensori i skive
02/03/2019 Shpërndaje

Adoleshentët shpëtojnë 8 vjeçarin e varur nga ashensori i skive

Një grup adoleshentësh janë duke u lavdëruar për përpjekjet e tyre për të ndihmuar në shpëtimin e një djali 8-vjeçar i cili ishte i varur nga një ashensor skishë në Grouse Mountain në Vancouver.

Video që ka kapur momentet e rrezikut, tregon një burrë në ashensor duke e mbajtur me vështirësi në një djalë të vogël, ndërsa të tjerët më poshtë kanë parë një skenë të frikshme.

Një grup skiatorësh të rinj u hodhën në veprim, duke ndihmuar në shpëtimin e djalit nga rënia. Të gjithë së bashku e ndihmuan dhe bindën djalin të ketë besim  se nuk do të bjerë.

Gabriel Nielson tha se ishte e vështirë për ta bindur djalin që të lëshohej, por në fund ia kanë dalë me sukses në këtë ‘operacion’ shpëtimi.

“Ishim në një pikë ku na u desh t’i thonim: OK, ti duhet vetëm të na besosh, vetëm duhet të lëshohesh. Dhe kështu që ai ra, ndërsa ne e kapëm”, i tha ai Global News.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.